Flash News

Ditari i Opozitës

Përfshihet nga flakët një pallat pranë QSUT, në rrezik i gjithë kompleksi

 Përfshihet nga flakët një pallat pranë QSUT, në rrezik

Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme një kompleks banimi në Tiranë, në afërsi të Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” .

Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë nisur në katin e parë dhe janë përhapur me shpejtësi në fasadën e godinës, e cila dyshohet se është e veshur me polisterol, një material lehtësisht i djegshëm.

Përfshihet nga flakët një pallat pranë QSUT, në rrezik

Forca të shumta policie dhe zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve.

Fatmirësisht, autoritetet konfirmojnë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Përfshihet nga flakët një pallat pranë QSUT, në rrezik

Të fundit