Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundimi i “Open Ballkan”, Shehu: Po varroset me “litarin” jashtë, historia nuk ka mbaruar

Përfundimi i “Open Ballkan”, Shehu: Po varroset me

Kryeministri Edi Rama deklaroi dje përfundimin e nismës “Ballkani i Hapur”.

Deputeti demokrat Tritan Shehu ka reaguar me një postim në Facebook, ku shkruan se “Ballkani i Hapur” po “varroset” ashtu siç u promovua, në konspiracion të plotë.

Sipas Shehut, pasojat e nismës vijojnë edhe pas përfundimit të nismës. Deputeti demokrat thotë se nisma është varrosur por duke lënë ‘litarin’ jashtë, teksa paralajmëron se historia vazhdon.

Postimi i Shehut:

Ballkani i Hapur “varroset” me “litarin” jashtë!
Deklarimi i detyruar i Ramës për “avullimin” e Ballkanit të Hapur, pa asnjë argument ishte si promovimi, që po ai i bëri këtij projekti të Vuçiçit në Nish.
Ballkani i hapur po “varroset” ashtu siç u promovua, në konspiracion të plotë!
Si një nismë konspirative kundër Procesit të Berlinit, Perëndimit, Kosovës, shqiptarëve e të ardhmes europiane të rajonit.

E ëndërruar në Beograd, përpunuar në Moske, e mbështetur edhe diku në Lindje.
Dhe si çdo veprimtari e tillë konspirative, me implikime ndërkombëtare, pasojat e tij vazhdojnë gjatë edhe mbas arshivimit sepse:
1- Dëmet e krijuara janë të gjëra e duhet kohë të tejkalohen.
2- Shumë prej të cilëve akoma nuk janë të dukshëm, pra koha do të evidentojë të tjerë.
3- Në tërësi ato lidhen me tjetërsime të historisë së Rajonit tonë, qëndrime kokëposhtë strategjike politike, deformime të ekonomisë së tregut, konkurrencës së ndershme në Rajon, etj.
Të gjitha këto duke synuar realizimin e ëndrrës serbe “Jugosllavia e re”!
Pra Ballkani i hapur edhe i “varrosur”, ka lënë mbi tokë “litarin” e tij.
Historia nuk ka mbaruar…
Fantazma e tij vazhdon të endet rreth nesh!

Të fundit