Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon faza e 3-të e përzgjedhjes së kandidaturave në PD, skualifikohen 183 persona

Përfundon faza e 3-të e përzgjedhjes së kandidaturave

Komisioni i vlerësimit të kandidaturave në Partinë Demokratike ka përfunduar sot procesin e vlerësimit të emrave që u votuan nga baza.

Në fazën e tretë të “filtrimit”, Komisioni i Vlerësimit ka përzgjedhur 315 persona, nga 498 kandidatë për deputetë dhe kryetar bashkie, duke skualifikuar kështu 183 emra në listë.

Pasdite komisioni do të dalë me një deklaratë për të dhënë më shumë detaje. Ndërkaq, me përfundimin e fazës së tretë, lista pritet t’i dërgohet bashkëngjitur me një raport për çdo kandidat kryesisë së Partisë Demokratike.

Të fundit