Flash News

Ditari i Opozitës

Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar: Seanca parlamentare nuk do të bojkotohet

Zbardhen porositë e Bashës në mbledhjen e grupit parlamentar:

Përfundon mbledhja e grupit parlamentar të PD e cila zgjati rreth një orë në selinë blu.

Në fokus të kësaj mbledhjeje ka qenë seanca e nesërme plenare ku do të prezantohet programi qeverisës ‘Rama 3’.

Mësohet se Basha ka kërkuar nga grupi parlamentar që të bëhet oponencë ndaj këtij programi, por në fokus ka qenë edhe pandemia, tërmeti, kriminaliteti etj.

Burimet bëjnë me dije se në mbledhje u vendos që Partia Demokratike nuk do ta braktisë Kuvendin dhe në seancën plenare deputetët e PD do të shfrytëzojnë kohën e tyre për debat.

Të fundit