Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon numërimi/ Basha shkarkohet me 4446 vota pro. Berisha: I rrethuar nga policia e Ramës, kufomë politike!

Përfundon numërimi/ Basha shkarkohet me 4446 vota pro. Berisha: I

Ka përfunduar numërimi i votave për shkarkimin e kryedemokratit Lulzim Basha. Ai është shkarkuar me 4446 vota pro nga delegatët e Kuvendit të PD. Gjithësej morën pjesë 4491 delegatë, por vetëm 4934 prej tyre votuan.

Gjithashtu 36 delegatë kanë votuar kundër dhe 9 të tjerë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme. Në përfundim të procesit të numërimit, ish-lideri i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dhënë një prononcim për gazetarët pas 6 orësh punime në Kuvend.

Ai ka falenderuar delegatët, ndërsa e cilësoi ditën e sotme një moment historik të revolucionit demokratit paqësor. Berisha tha se nuk dëshironte që sot të fliste për Bashën, duke e quajtur "kufomë politike".

"Mbi 4934 delegatë firmosën në këtë monument madhështor të rivendosjes së pluralizmit të partisë, në këtë moment historik të revolucionit demokratit paqësor që është në misione të mëdha, të rivendosjes së të drejtës së shqiptarëve për votën e lirë, pa parti shtet, pa opozitë kukull, ndaj dhe unë një mirënjohje të madhe për të gjithë që mbushën foltoret si burim drite, dhe erdhën këtu sot si arkitekt.

Peng Basha nuk do të doja që të flisja fare për të sot, i rrethuar me batalionin e policisë së Ramës sepse ca mund të flasësh për të, ai tregoi që është kufomë politike. Selia është vetëm një, ajo që ndodhet aty dhe do të shkojmë në momentin më të parë që do të vendosim, nuk është seli e pengjeve dhe nuk është seli e rrethuar me blinda dhe bandat e Edi Ramës, këtij i them hiq dorë nga çdolloj përpjekje për t’i garantuar mbijetesë pengut sepse hoqe apo jo, ky revolucion do kthehet nga ti", tha Berisha.

 

 

Të fundit