Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon takimi me Berishën, mesazhi i Metës nga “shtëpia” e demokratëve

Përfundon takimi me Berishën, mesazhi i Metës nga

Ka përfunduar takimi mes kryetarit të PL-së, Ilir Meta dhe kryedemokratit Sali Berisha. Diskutimet me fokus protestën e 6 dhjetorit zgjatën rreyh 60 minuta në selinë blu.

Në dalje, Meta ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, ku dha edhe një mesazh për zërat që janë kundër protestës në ditën kur Tirana do të presë samitit midis Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

“Në datën 6 përballë përgjegjësit për kapjen e shtetit dhe minimit të procesit të integrimit evropian me vite. Sigurinë e Evropës e kërcënon vetëm mafia që përdor shtetin për ta kthyer Shqipërinë në bazë logjistike të mafies ndërkombëtare. Nuk vjen asnjë problem i sigurisë nga qytetarët e Tiranës”, tha Meta.

Meta shkoi për herë të dytë brenda një javë në “shtëpinë” e demokratëve. Ai shoqërohej në këtë takim nga Petrit Vasili.

Meta dhe Berisha janë shprehur në një linjë për protestën e 6 dhjetorit, por edhe në tërësi për aksionin e opozitës ndaj qeverisë.

Sipas dy liderëve, duhet të shkëputen lidhjet e politikës me krimit dhe se korrupsioni e vjedhja duhet të marrin fund.

 

Të fundit