Flash News

Ditari i Opozitës

Përfundon takimi me Berishën, Meta: Ramë dakord për disa çështje të rëndësishme

Përfundon takimi me Berishën, Meta: Ramë dakord për disa

Sikurse pritej, dy opozitarët Sali Berisha dhe Ilir Meta kanë folur për protestat kundër qeverisë në takimin e zhvilluar në selinë blu.

Teksa ka dalë nga “shtëpia e demokratëve”, kreu i PL-së bëri me dije se kanë rënë dakord për shumë gjëra të rëndësishme.

Po ashtu u shpreh se regjimit të Edi Ramës do t'i përgjigjen me protesta dhe me zgjedhjet e 14 majit.

"Demonstrimit të qartë se si Edi Rama korrupton zyrtarët e lartë të shteteve partnere për ti përdorur kundër demokracisë, kundër shtetit të së drejtës me qëllim instalimin e kleptokracisë në vendin tonë dhe dëbimin e shqiptarëve që duan shtet të së drejtës dhe të respektohen të drejtat e tyre.

Ne do ecim në rrugën e protestave dhe zgjedhjeve. Protestat dhe zgjedhjet do i japin fund këtij regjimi të korruptuar që është kërcënim jo vetëm për vendin tonë. Rekordet janë tronditëse që nga shpopullimi ,jemi vendi më i korruptuar, pagat janë 40% më pak se vendet fqinje.

Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme. Mbështesim plotësisht PD në të gjithë kërkesat e saj të drejta dhe ligjitime", tha Meta.

 

Të fundit