Flash News

Ditari i Opozitës

Përgatitjet për Primaret në Partinë Demokratike, dorëzojnë dorëheqjen pesë kryetarë degësh

Përgatitjet për Primaret në Partinë Demokratike,

Në Partinë Demokratike ka nisur procesi për zhvillimin e Primareve, ku dita e djeshme shënoi edhe afatin e fundit për dorëzimin e dorëheqjes nga kryetarët e degëve që dëshirojnë të marrin pjesë në këtë proces dhe më pas të kandidojnë për deputetë.

Pesë kryetarë degësh kanë dorëzuar dorëheqjen, një akt që vjen pas njoftimit të Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, lidhur me vendimin për zbatimin e statutit të partisë.

Kryetarët që kanë shpallur dorëheqjen dhe vendimin për kandidimin në Primaret e PD-së janë:

Arsen Valisi, kreu i degës 13 (Kashar)
Bledi Himçe, kreu i degës së Elbasanit
Manjola Nikolli, kryetarja e degës së Sarandës
Afrovita Dhimojani, kryetarja e degës së Sarandës
Ilir Krosi, kreu i PD-së në Dibër
Lajmi për dorëheqjen dhe kandidimin për Primaret është shpërndarë nga vetë kryetarët nëpërmjet rrjeteve të tyre sociale. Ky proces është një hap i rëndësishëm për Partinë Demokratike, që synon rifreskimin e strukturave dhe përzgjedhjen e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.

Të fundit