Flash News

Ditari i Opozitës

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA, Gazment Bardhi: E turpshme dhe e dëmshme

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA, Gazment

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi e ka cilësuar të turpshme dhe të dëmshme përgjigjen e kryeministrit Edi Rama, kur u pyet sot nga gazetarët lidhur me kërkesën e SHBA për partitë që të mos përfshijnë persona me të shkuar kriminale në lista.

Sipas Bardhit, Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Përgjigja e Ramës ndaj kërkesës së SHBA-ve që partia e tij të mos përfshijë kriminelë në lista- është e turpshme dhe e dëmshme. Edhe një herë Rama e turpëroi Shqipërinë dhe dëmtoi statusin e saj ndërkombëtar.

Pas 8 vitesh në të cilat Rama shkatërroi ekonominë dhe vendin tonë, tani ai po shkatërron edhe marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Për të sjellë ndryshimin dhe një të ardhme më të mirë në Shqipëri, ne duhet të largojmë Ramën - dhe kjo është pikërisht ajo që populli shqiptar do të bëjë në 25 Prill!”, shprehet Bardhi.

Më herët, Rama u shpreh se “Është përgjegjësi personale ndaj çdo kandidati nëse rezulton i dënuar apo me të shkuar kriminale”.

Të fundit