Flash News

Ditari i Opozitës

‘Përgjigjja e Blinken për lidhjen me Soros’, Berisha: Rama i vetëm nuk mund ta bënte kurrë

‘Përgjigjja e Blinken për lidhjen me Soros’, Berisha: Rama

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi përgjigjen e Sekretarit të Shtetit Antoni Blinken, kur u pyet nga kongresmeni amerikan mbi një komunikim të tijin apo të stafit të tij me Xhorxh Sorosin.

I ftuar në Çim Peka Live, Beritha tha se nuk mundet kurrë një kryeministër (Edi Rama) do ta bënte këtë vetëm gjë i vetëm për kundërshtarin politik.

Berisha: Në letër kam theksuar lobingun, sepse nuk mundet kurrë një kryeministër të bënte këtë vetëm. E di unë këtë, që Rama i vetëm nuk mund ta bënte dot kurrë, për kundërshtarin politik, kurrë.

Peka: A jeni munduar ju ta bëni këtë gjë për Ramën?

Berisha: Kurrë! As më ka shkuar ndonjëherë në mendje, por edhe nëse mund të shkojë, është një përpjekje Donkishoteske sepse nuk bëhët. Aty po, Sorosi, është një njeri më influencë të jashtëzakonshme, duke filluar nga punonjës këtu dhe deri në të gjithë zinxhirin. Ka lidhje të pakufishme dhe fuqi financiare të pakufishme. Lobimi i tij është më i fuqishmi që mund të ekzistojë.

Të fundit