Flash News

Ditari i Opozitës

Përgjimet e Antimafias italiane, Bardhi: Provuan pushtetin e kalbur të Ramës dhe Veliajt

Përgjimet e Antimafias italiane, Bardhi: Provuan pushtetin e kalbur të
Gazment Bardhi

Sekretari i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar për përgjimet e antimafies italiane. Ai akuzon kryebashkiakun Erjon Veliaj se është shërbëtor i organizatës mafioze Ndragheta.

Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se Veliaj duhet të ishte sot përpara SPAK-ut, ndërsa thotë se e ka shndërruar Bashkinë e Tiranës në lavatriçe të pastrimit të parave të pista.

Bardhi thekson se përgjimet provuan edhe njeherë "pushtetin e kalbur, nga korrupsioni dhe bashkëpunimi me mafian, të Edi Ramës dhe Erion Veliajt".

Gjithashtu shton se drejtësia është shumë afër, referuar zgjedhjeve të 25 prillit.

Ditari politik

Të fundit