
Flash News
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
Taksia përplaset me kamionin në aksin Lezhë-Shkodër, drejtuesi niset në gjendje të rëndë te Trauma
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
Përgjimet e mafias italiane, PD: Kjo është qeveria më e keqe dhe më e korruptuar, ne do të sjellim ndryshimin
Partia Demokratike ka reaguar lidhur përgjimet e antimafias italiane, ku ka rezultuar se në bisedat e personave në hetim hidhen dyshime mbi mënyrat se si mafia italiane (Ndrangheta) arrin të depërtojë në procesin e lejeve të ndërtimin në Bashkinë Tiranë, duke përfituar tendera.
Në një deklaratë për mediat, ish deputetja Grida Duma thotë se përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane, si dhe dalin takimet e kryera të biznesmenëve ndërmjetës shqiptarë, mes Erion Veliajt dhe biznesmenit të Ndraghetës Gallo.
Duma shton se kjo është qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë dhe më e korruptuara.
“Këto 8 vjet, të gjithë kemi provuar në një mënyrë apo në një tjetër se pushtetarët që kemi në krye, e shndërruan Shqipërinë në vendin e shkretuar e të varfëruar për shkak të qeverisjes më të keqe ndonjëherë të këtyre 30 vjetëve.
Qeveria më e keqe në historinë e Shqipërisë është edhe më e korruptuara!
Korrupsioni, babëzia për pasuri, pangopësia e ka shndërruar qeverinë e Edi Ramës dhe njeriun e tij Erion Veliaj, në një vegël absolute të mafias.
Historia është përsëritur. Pas Saimir Tahirit, në rrjetën e Antimafias Italiane ka rënë Erion Veliaj.
Përgjimet tronditëse të publikuara nga Ora Neës, konfirmojnë dhe dëshmojnë se Erion Veliaj dhe Edi Rama po e përdorin Tiranën si lavatriçe për paratë e pista, të mafias dhe krimit të organizuar, duke marrë 20 % të fitimit.
Përgjimet konfirmojnë se në Tiranë me lejet e ndërtimit, me koncesionet dhe me tenderat publikë pastrohen para për mafian italiane.
Këto ditë antimafia italiane shkatërroi një rrjet me 50 italianë dhe shqiptarë; mafiozë, biznesmenë, politikanë, që përbëjnë atë që njihet sot, edhe në Tiranë, si borgjezia mafioze.
Në përgjimet e njeriut kyç të Ndraghetës, biznesmenit Gallo, i cili bën lidhjen mes biznesit, mafias dhe politikës, konfirmohet se pjesa që merr Erion Veliaj nga lejet e ndërtimit apo pushteti i Edi Ramës nga koncesionet dhe tenderat është 20%.
Ajo që u zbulua nga Ora Neës është vetëm një episod më shumë në vargun e aferave të pambarim të korrupsionit të qeverisë Rama dhe kukullës kryesore të tij, Eion Veliaj.
Të dashur qytetarë!
Sa herë të shikoni kullat në Tiranë, sa herë shikoni mbytjen me ndërtime, Tiranën e pabanueshme të uzurpuar, kujtoni Erion Veliajn dhe Edi Ramën. Si ortakë me mafian, kanë 20% të tyre. Ata marrin 20% të milionave, ndërsa qindra dhe mijëra qytetarë mezi ia dalin të shtyjnë muajin, qindra mijëra të tjerë janë të papunë dhe mijëra të rinj mendojnë vetëm se si të largohen nga Shqipëria.
Të gjitha këto janë të dëshmuara në pergjimet e antimafias italiane.
Në këto përgjime dalin takimet e kryera të biznesmenëve ndërmjetës shqiptarë, mes Erion Veliajt dhe biznesmenit të Ndraghetës Gallo.
Janë bizneset e përbashkëta që miqtë e Veliajt dhe të Ramës kanë me bizneset e mafias italiane.
Janë bisedat mes tyre që tregojnë 20%-shin e Erion Veliajt për lejet e ndërtimit dhe 20 %-shin e qeverisë së Edi Ramës për tenderat dhe koncesionet.
SPAK duhet të bëjë detyrën! Shqiptarët kanë sakrifikuar jo pak dhe është investuar shumë edhe nga ndërkombëtarët që SPAK dhe drejtësia të veprojë.
Deri tani asgjë!
Megjithëse provat i kanë të gatshme nga kolegët italianë, Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion nuk ka bërë asnjë veprim për të nisur hetimet për Erion Veliajn dhe implikimet e tij me biznesin e mafias italiane.
Arben Kraja, të lërë intervistat nnë media e të kryejë detyrën. Të zbatohet së paku standardi i vendosur për Tahirin.
SPAK është larg asaj që presin shqiptarët për të goditur korrupsionin e politikanëve dhe për të dërguar peshqit e mëdhenj para drejtësisë.
Shqiptarët meritojnë shumë më shumë.
Shqiptarët meritojnë një qeveri të pastër, që do të punojë e angazhuar e dedikuar për shqiptarët dhe për Shqipërinë.
Pas 25 Prillit, pas fitores së zgjedhjeve, ne do të çrrënjosim korrupsionin qeveritar. Ata që janë mësuar të vjedhin prej jush dhe të marrin për vete,m do të paguajnë një çmim të rëndë për atë që kanë bërë.
Në 25 prill ne do të sjellim ndryshimin që Shqipëria ka kaq shumë nevojë”, thotë Duma.
Të fundit


Gjeli i Thethit dhe gjeli i plehut
8 Korrik 2025, 10:24

Zjarri në Dukat rrezikon Parkun Kombëtar të Llogarasë
8 Korrik 2025, 10:01
Në kërkim ndërkombëtar për drogë, kapet në Durrës 36-vjeçari (EMRI)
8 Korrik 2025, 09:50
Thethi, turistët “kritikojë” tendencën moderne
8 Korrik 2025, 09:39
Zjarri në malin e Dukatit ende aktiv, rrezikohet parku kombëtar i Llogarasë
8 Korrik 2025, 09:28
Shqyrtohet sot në Gjykatën e Lartë rekursi i Veliajt
8 Korrik 2025, 09:16
“Shenjë e keqe për demokracinë”/ Kuvendi neglizhon raportimin e institucioneve
8 Korrik 2025, 09:04
Sot seanca në Gjykatën e Fierit, Salianji kërkon lirimin me kusht
8 Korrik 2025, 08:56


Horosokopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
8 Korrik 2025, 08:16
Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
8 Korrik 2025, 08:02
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
8 Korrik 2025, 07:48

Hetimi për 16 ton kanabis: Si u zbeh dosja që mund të ishte “trofe karriere”
7 Korrik 2025, 22:44


Berisha: 40 oficerë u morën në pyetje për dosjen ‘Partizani’ si dëshmitarë të rremë
7 Korrik 2025, 21:41
Marrëdhënia që s’është romancë, por s’është as thjesht kolegiale
7 Korrik 2025, 21:39
Qytetarit i kërkohet të paguajë 2 milionë e gjysmë, për një matës inekzistent
7 Korrik 2025, 21:28




Sa është temperatura ideale e kondicionerit në verë?
7 Korrik 2025, 20:53
GJKKO e la në burg, Meta apelon vendimin
7 Korrik 2025, 20:38
Ku ndodhet Ronaldo pasi mungoi në funeralin e Diogo Jotas
7 Korrik 2025, 20:38
Nga shalqiri, te pjeshkët dhe pjepri, ja cili është fruti i verës me më pak kalori
7 Korrik 2025, 20:28
Zbulohen mesazhet e autorit që vrau Ilaria Sulën në Romë
7 Korrik 2025, 20:20
Të paktën 91 të vdekur nga përmbytjet në Teksas
7 Korrik 2025, 20:12
Elbasan, të mbytur nga tymi, të shkrumbuar nga ndërgjegja
7 Korrik 2025, 19:48

Tufa me bletë sulmon qytetarët në Francë, përfundojnë në spital 24 persona
7 Korrik 2025, 19:32
Demenca/ Humbja e dëgjimit mund të jetë një shenjë paralajmëruese
7 Korrik 2025, 19:13
Vendimi për Malltezin, Gjokutaj: Bumerang për SPAK dhe Gjykatën
7 Korrik 2025, 19:01

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë shpallet i pafajshëm për fshehje pasurie
7 Korrik 2025, 18:36


Shëndeti i zemrës rrezikohet nga vapa e madhe, ja çfarë duhet të keni kujdes
7 Korrik 2025, 18:10
Sot Gert Bogdani do të festonte ditëlindjen, Edlira Çepani dedikim prekës
7 Korrik 2025, 17:40






Sulmuesi akuzon rëndë klubin e Fenerbahches: U përpoqën të më drogonin
7 Korrik 2025, 16:21
Gjendet një trup i dekompozuar në Kolonjë, dyshimet e para
7 Korrik 2025, 16:03
Aksident në Sarandë, makina përplas motorin, një i plagosur
7 Korrik 2025, 15:58
Berisha me gazetarë nga diaspora:Vota vdes pa hyrë në kuti
7 Korrik 2025, 15:58
Mosha më pjellore për mashkullin dhe femrën
7 Korrik 2025, 15:40
Vendoret, Rama kandidat në 5 bashki
7 Korrik 2025, 15:32
Blushi: Rrëmbimi kriminal i Metës, i pakrahasueshëm as me të Navalnit në Rusi
7 Korrik 2025, 15:20
Njihuni me iPhone 17 Pro, risitë kryesore në dizajn dhe teknologji
7 Korrik 2025, 15:09
Pse lirimi i Abi Malltezit nuk e çliron atë; aq më pak Shqipërinë
7 Korrik 2025, 15:00
‘Lidhjet klienteliste’ të mjekëve mbushin recetat e pacientëve
7 Korrik 2025, 14:57
Polonia vendos kontrolle kufitare me Gjermaninë dhe Lituaninë
7 Korrik 2025, 14:48
Djersitja gjatë verës/ Këto janë 3 pije me të cilat mund ta mbani nën kontroll
7 Korrik 2025, 14:42
Kapet duke transportuar armë zjarri nga Kosova në Shqipëri, arrestohet i riu (EMRI)
7 Korrik 2025, 14:37
Theo Hernandez fluturon drejt Arabisë për vizitat mjekësore
7 Korrik 2025, 14:26
Zjarret ne vend/ Ministria e Mbrojtjes:19 vatra në 24 orë! Gjashtë janë ende aktive
7 Korrik 2025, 14:17

I nxehti përvëlues, Greqia urdhëron pushime të detyrueshme nga puna
7 Korrik 2025, 13:54

Deklaratat e Kryemadhit, reagon Meta: Një përgjigje për "Zeqinenë" e SPAK-ut!
7 Korrik 2025, 13:34


Trump pret Netanyahun për të biseduar për armëpushimin në Gazë
7 Korrik 2025, 12:54

GJKKO liron nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin
7 Korrik 2025, 12:35
Turizmi, vera 2025, një hap pas
7 Korrik 2025, 12:31
IKMT aksion në Theth, nis shembjen e ndërtimeve pa leje
7 Korrik 2025, 12:24
Konstituimi i Kuvendit dështon prapë: Mandati i deputetëve në rrezik?
7 Korrik 2025, 12:06
Shkrumbohet nga zjarri urbani i linjës Tiranë-Kamëz
7 Korrik 2025, 12:00


Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge, arrestohet në Kroaci i riu shqiptar (EMRI)
7 Korrik 2025, 11:32

Drejtimi i paduhur!
7 Korrik 2025, 11:16
Video/ Qytetarja kërkon ta takojë, Rama i kthehet: Ça ke që bërtet
7 Korrik 2025, 11:01

Rama mbledh më 9 korrik kryebashkiakët e vendit
7 Korrik 2025, 10:43
Berisha del nga SPAK, lexon mesazhin që i la Dumanit (FOTO)
7 Korrik 2025, 10:28
Parkut Natyror i Ohrit drejt “listës së zezë’” të UNESCO-s
7 Korrik 2025, 10:25
Në zbatim të masës "detyrim paraqitje", Berisha mbërrin në SPAK
7 Korrik 2025, 10:16
Nisin regjistrimet në e-Albania për vitin e ri shkollor
7 Korrik 2025, 09:59
KAS vendos sot “fatin” e zgjedhjeve në katër qarqe të vendit
7 Korrik 2025, 09:50
Rama nuk i ndahet Vlorës, sërish vizitë në bashki
7 Korrik 2025, 09:39
Konispol/ Hyri për t'i vjedhur shtëpinë, pronari qëllon me çifte 44-vjeçarin (EMRI)
7 Korrik 2025, 09:34

Zjarret në Gjirokastër, flakët shumë pranë monumenteve të kulturës
7 Korrik 2025, 09:12

Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja
7 Korrik 2025, 08:39
Sa shpenzojnë turistët europianë në një natë, në Shqipëri vijnë më “koprracët”
7 Korrik 2025, 08:25
Horoskopi, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot
7 Korrik 2025, 08:14
Java nis me temperatura përvëluese, termometri shënon deri në 37°C
7 Korrik 2025, 07:58