Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtim ‘i dytë’ i Berishës nga grupi i PD? Bumçi: Ka 70% të votave, është vlerë për ta ringritur

Përjashtim ‘i dytë’ i Berishës nga grupi i PD?

Rreth 6 orë ka zgjatur mbledhja e grupit parlamentar të PD në selinë blu. Grupi propozoi tre pika për zgjidhjen e krizës ku mes tyre kërkoi tërheqjen e Bashës dhe Berishës nga partia.

Aldo Bumçi, anëtar i Komisionit të Rithemelimit, tha në një intervistë për Ora News e ka quajtur një kërkesë të tillë jopolitike dhe jodemokratike duke theksuar se Berisha është ai që mori gati 70% të votive të demokratëve.

“Kjo shtrohet në një mënyrë terësisht jopolitike dhe jodemokratike dhe gjithçka e tillë nuk duhet ndjekur se është e dëmshme. Ti thuash dikujt mos kandido është jodemokratike. Ti thuash personit që dominoi fushatën me 3-4 takime në ditë dhe mori 70% të votës së demokratëve duke mos pasur logon, se do kishim tjetër rezultat, e hasa vetë në fushatë. Personi që mori 70% të votave të demokratëve si mund të largohet nga projekti për ringritjen e PD? Kjo është vendimmarrje e tij dhe ai e ka shprehur që garon për PD dhe unë besoj se duhet ta bëjë. Berisha është në këtë periudhë i domosdoshëm, jo dëm por vlerë për ta ringritur”, tha Bumçi.

Bumçi nuk përjashtoi as mundësinë për të ngritur një Komision të Përkohshëm nga të dyja palët për të bërë një ristrukturim të partisë.

“Ne nuk përjashtojmë asgjë, jemi treguar të hapur dhe kur i krijua Komisioni i Rithemelimit por nuk erdhën, 14 deputetë erdhën në atë moment. Dakord për çdo projekt të përbashkët për ta ringritur PD, por ky projekt nuk mund të përjashtojë mekanizmin e votës së lirë, të drejtën e çdokujt për të kandiduar”, u shpreh Bumçi.

Të fundit