Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimet pas 8 janarit, Patozi: Basha synon ‘të hedhë në erë urat’ që lidhin dy PD-të e ta mbyllë këtë histori

Përjashtimet pas 8 janarit, Patozi: Basha synon ‘të hedhë

Astrit Patozi, ish-koordinator i Bindjes Demokratike mendon se me vendimin e  Kryesisë së PD për përjashtimin dhe pezullimin e 10 deputetëve, mbështetës të ish kryeministrit Sali Berisha, Lulzim Basha a synon të bëhet një ndarje.

Sipas Patozit në ‘Opinion’, Basha kërkon që me ata që ikën të mos kenë asnjë komunikim.

Patozi: Ka anën e vet komike. Është një show pasi të dyja partitë që përfaqësojnë PD e kanë përjashtuar njëra tjetrën. Ana komike e saj është se të parët ‘janë përjashtuar nga shkolla, të dytët kanë thyer notën sjellje’. Disa janë falur. Është një diversion që bëhet nga pala e Bashës.

Nga ana politike e ka një qëllim që të bëhet një ndarje. Basha me këtë do të bëjë ndarjen juridike. Cdo veprim që do bëjnë nuk është veprim brenda PD. Ana tjetër është se Basha do të hedhë në erë urat që mund ti lidhin dy PD se do ta mbyllë këtë histori. Ata që ikën të mos kenë asnjë komunikim me palën tjetër.

Asnjëri prej të dyve nuk e kanë qëllim fitoren me Ramën, kanë hall të mbajnë logon e PD. Logo është pushtet dhe të jep mundësinë të vjedhësh zgjedhjet brenda partisë tënde, është betejë pragmatiste.

Nëse bëjmë një bilanc të 8 janarit ka dy pamje, bilanci ushtarak është se Berisha humbi se nuk arriti objektivin për marrjen e selisë.

Bilanci politik është se kanë humbur të dy. Bashës i mbeti një koshere me bletë të ikura, Berisha ka blerë që nuk e di ku e ka kosheren. Janë të vendosur se kanë fishekun e fundit dhe i kanë luajtur kartat dhe janë të detyruar që këtë betejë ta çojnë deri në fund.          

Të fundit