Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i 4 deputetëve, Berisha: Alibeaj, zbatues mjeran i urdhrave të Ramës

Përjashtimi i 4 deputetëve, Berisha: Alibeaj, zbatues mjeran i

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar pas njoftimit të Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar.

Në një prononcim për mediat nga selia blu, Berisha tha se Alibeaj është një zbatues mjeran i urdhrave të Ramës, për të shkelmuar dinjitetin e PD-së.

“Jam marrë me probleme krejt të tjera sot. Zbatonjësi mjeran i urdhrave të Edi Ramës…I keqpërdorur në shkallën më ekstreme nga Edi Rama. Zbatoi një urdhër të Edi Ramës duke shkelmuar dhe më shumë mbi dinjitetin e tij. E ardhmja e grupit parlamentar, do jetë një grup kompakt, i cili do të mbrojë me gjithë potencialin e vet interesat e qytetarëve. Do bëjë gjithçka për të shumëfishuar kontrollet”, tha Berisha.

Të fundit