Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i 4 deputetëve, Sula: Vendimi i Alibeajt i nxituar, po mblidheshin firma për një kandidat tjetër në krye të grupit

Përjashtimi i 4 deputetëve, Sula: Vendimi i Alibeajt i nxituar, po

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula e cilëson vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve të PD, të nxituar.

I ftuar në ‘News 24’, ai thotë se vendimi i tij, erdhi për shkak se po mblidheshin firmat për një kandidat tjetër në krye të grupit.

“Grupi i PD nuk është mbledhur. Vendimi për përjashtim u mor para një viti. Vendimi është i nxituar. Unë nuk jam dakord me mënyrën si procedohet për të zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar të PD. Nuk mund të mblidhen firmat rrugëve apo kafeve. Duhet të ishte një proces që vinte normal”, tha Sula.

I pyetur nëse vendimi i Alibeajt u mor për shkak të firmave të Salianjit, ai thotw se nuk është mbledhur grupi parlamentar.

“Të dyja palët nuk janë të kthjelluara. Njëra pas e nis me një vendim të gabuar, pala tjetër e çon aty ku nuk duhet. Duhet të ketë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar dhe të dalin kandidaturat. Nuk mund të mblidhen nëpër tavolina dhe telefona”, shtoi deputeti.

 

 

Të fundit