Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Bardhit nga Kuvendi, Korreshi: Goditje që i bëhet njërës nga figurat kryesore të PD

Përjashtimi i Bardhit nga Kuvendi, Korreshi: Goditje që i bëhet

Deputeti demokrat Saimir Korreshi ka reaguar pas përjashtimit të Gazment Bardhit nga Kuvendit për 15 ditë.

Korreshi tha se me këtë vendim të kërkuar nga PS, është goditur një nga figurat kryesore të PD.

Demokrati shtoi se do t’i drejtohen çdo ditë me pyetje organeve ligjzbatuese.

“Fjala e deputetit prevalon. Nuk kemi rregullore për mënyrën sesi drejtohen pyetjet. Nuk kemi rënë pre e provokimeve. Ngelemi tek kërkesat tona, si sot dhe çdo ditë do drejtojmë pyetje për organet ligjzbatuese sepse kjo është detyta e çdo deputeti. Kjo është një goditje që i bëhet njërës nga figurat kryesore të PD-së siç është kryetari i grupit parlamentar, si e si që ta dëmtojnë sa më shumë rolin e opozoitës në Kuvend”, u shpreh Korreshi.

Të fundit