Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Basha –Kryesisë: Informacionet i dimë unë dhe doktori, ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë

Përjashtimi i Berishës, Basha –Kryesisë: Informacionet i

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar në mbledhje me Kryesinë e PD vendimin për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar demokrat.

Gjatë mbledhjes Basha mësohet të ketë deklaruar se kërkesa për Berishën ka ardhur nga drejtues të lartë të SHBA-së. Madje, ai ka shtuar se informacionet për këtë vendim i di bashkë me Berishën, por që kryesia nuk do t’i mësojë asnjëherë.

“Kërkesa për doktorin ka ardhur nga kupola e shtetit amerikan. Informacionet i di unë siç  i di shumë mire edhe doktori dhe që ju s’keni për t’i marrë vesh kurrë.

Vendimi nuk ka më kthim pas. Nuk mblidhet asnjë Kryesi apo Kuvend, sepse s’mund të ketë kuvend antiamerikan.

Në PD, nuk do të lejoj dhe nuk do të ketë grupime kundër amerikane. Ky është vendimi në interes të demokrateve. Vendimi për Sali Berishën nuk ka me kthim pas”, ka deklaruar Basha.

Të fundit