Flash News

Ditari i Opozitës

“Përjashtimi i Berishës brenda standardeve”, Rushaj: Emri i tij në 'listën e zezë', u përfshi nga të tjerë

“Përjashtimi i Berishës brenda standardeve”, Rushaj: Emri

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Alfred Rushaj e ka cilësuar vendimin për largimin e ish-liderit Sali Berisha, si një vendim brenda standardeve.

Në një lidhje direkte për ABC News, Rushaj u shpreh se Partia Demokratike ka kërkuar në rrugë zyrtare që “çdo person që është pjesë e PD-së dhe është shpallur ‘non grada’ të përjashtohet nga grupet parlamentare.” Rushaj theksoi se emri i Berishës në “listë e zezë” të SHBA-së është vendosur nga të tjerë persona.

“Vendimi që është marrë për doktor Berishën është i vështirë dhe ngjall emocione nga një pjesë e mire dhe simpatizantët e PD-së. Unë jam munduar që ta vë veten në lëkurën e Bashës dhe të zotit Berisha dhe është një pozicion shumë i vështirë. Duhet thënë se jashtë diskutimeve me presionin dhe kërkesat e ndryshme që kanë bërë partnerë tanë është e rëndësishme që ne të kemi parasysh se ka pasur parasysh një standard. Standardi është arma më e madhe që ka një politikan për të krijuar besim tek qytetarët. PD-ja ka kërkuar në mënyrë zyrtare që çdo person që është pjesë e PD-së dhe është shpallur ‘non grada’ të përjashtohet nga grupet parlamentare, dhe pse ne e dimë se Berisha nuk ka vend në atë listë por ishin të tjerë ato që e përfshinë emrin e tij.

Ne e aplikojmë standardin dhe kur bëhet pjesë për historinë tonë, Berisha për çdo demokrat konsiderohet si personi që bëri një betejë pa kompromis për rrëzimin e komunizmit. Cilësohet si personi që ka punuar dhe është personi kryesor që arriti sukses në nismat që ka marrë. Ka qenë një vendim i vështirë, por kjo tregon se PD-ja është e vendosur për të zbatuar një standard që vijon të na krijojë dhimbje,

Ne e mendojmë dhe e besojmë që kjo gjë do të mund të rregullohet rrugën që Berisha ka marrë për përcaktimin e pozicionit të tij do të ketë një drejtim të mirë për të dhe për Partinë Demokratike”, është shprehur Rushaj.

 

Të fundit