Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Gjekmarkaj: SHBA dha ultimatum, PD rrezikonte të kthehej në organizatë të padëshiruar

Përjashtimi i Berishës, Gjekmarkaj: SHBA dha ultimatum, PD rrezikonte

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj thotë se kreu i PD, Lulzim Basha përjashtoi ish kryeministrin Sali Berisha pasi ka qenë i detyruar dhe nën ultimatumin e SHBA.

Duke folur në opinion, Gjekmarkaj sqaron se PD kërcënohej të kthehej në një organizatë e padëshiruar nëse Basha nuk e merrte një vendim të tillë.

Basha nuk kishte rrugë tjetër, ishte i detyruar. Nuk mund të shndërrohej në Haxhi Qamil.

E kam kritikuar Bashën në mbledhje për procedurën, nuk më duket parimore. Nga pikëpamja morale tregoi fuqi si lider. Tha në mbledhje se e ka marrë këtë vendim që të mos e fusë PD në një konflikt.

PD rrezikonte të kthehej në një organizatë e padëshiruar nga SHBA. Ka qenë kërcënim. SHBA e kanë vënë PD nën ultimatum nga Kim dhe Reeker.

Unë e quajta të padrejtë vendimin për Berishën, por pragmatizmi politik dhe rritja e presionit në PD mbi Bashën, jo nga strukturat. Ky ishte vendim tragjik nga pikëpamja politike, është plotësuar një kërkesë që dukej e pamundur”, tha Gjekmarkaj.

Të fundit