Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, Gjekmarkaj: SHBA nuk po kërkonte negociata, PD ishte nën diktat

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD, Gjekmarkaj: SHBA nuk po

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjemarkaj ka komentuar vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Berisha nga grupi i demokratëve.

I ftuar në emisionin "Kjo Javë" në News 24, Gjekmarkaj tha se Basha ndodhej në një rrugë pa shteg, pasi SHBA-ja nuk kërkonte negociata me PD-së.

"Basha kishte dy rrugë ose të bënte këtë veprim që bëri ose të dorëhiqej ose të fuste PD në një suazë të rrezikshme përballë SHBA-së. SHBA nuk po kërkonte negociata. PD ishte nën diktat. PD mund të shpallej një organizatë e padëshiruar nga SHBA. Ishte rrugë pa shteg. Ishte rrugë e vetme. Ja të dorëhiqej Basha, a do zgjidhej? Do vinte një tjetë. PD-ja do hynte në krizë. Ata lanë një ultimatum", është shprehur Gjekmarkaj.  

Lidhur me përballjen që Gjekmarkaj pati me vendimin e Bashës, ai shprehet se përjashtimi i ish-liderit ishte trishtim për të gjithë demokratët, por vendimi u mor personalisht nga Basha për të ccliruar deputetët nga përgjegjësia.

"Unë e prita me trishtim të madh çdo demokrat, krejt partia e priti me trishtim të madh. Basha e priti me trishtim të madh. Procedura e ndjekur linte për të dëshiruar. Nëse do votohej nga pikëpamja emocionale, e kujtesës historike nga nderimi që kanë për Sali Berishën, nga roli i tij mendoj se i ka bërë shërbime shumë të vyera vendit. Është një vendim që e ka marrë kreu i PD-së. Nga pikëpamja e vendimit që ka marrë Basha i ka shmangur deputetët për t'i çliruar ata nga pesha e një përgjegjësie mendoj unë", ka shtuar deputeti i PD-së.

Të fundit