Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, FRPD kërkesë me 30 firma për referendum; ndër ta edhe djali i Sokol Olldashit

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, FRPD kërkesë

Kryesia e FRPD-së i ka drejtuar një kërkesë Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për një referendum në anëtarësinë e demokratëve lidhur me përjashtimin e ish-liderit Sali Berisha nga radhët e grupit parlamentar.

“Duke e konsideruar këtë veprim në shkelje të plotë të statutit, parimeve, vlerave të Partisë Demokratike si dhe rrezikun që mbart për përçarjen e thellë dhe të parikuperueshme të saj, kërkojmë që ky vendim t’i nënshtrohet me domosdoshmëri një referendumi në anëtarësinë e partisë si të vetmen rrugë për të ruajtur unitetin e Partisë Demokratike të Shqipërisë”, shkruhet në peticionin e firmosur nga 30 përfaqësues.

Në mesin e përfaqësuesve që kanë hedhur firmën në kërkesën e FRDP-së për referendum, është edhe fier a djalit të Sokol Olldashit, Glauk Olldashi.

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, FRPD kërkesë
Kërkesa e FRPD-së me 30 firma

 

Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, FRPD kërkesë
Kërkesa e FRPD-së me 30 firma
Përjashtimi i Berishës nga grupi i PD-së, FRPD kërkesë
Kërkesa e FRPD-së me 30 firma

Të fundit