Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Noka zbardh debatin me Bashën: Tha se nuk do lejojë një kongres anti-amerikan

Përjashtimi i Berishës, Noka zbardh debatin me Bashën: Tha se nuk

Deputeti i PD, Flamur Noka ka zbardhur debatet mes tij dhe kreut të PD, Lulzim Basha sot në në Kryesinë e grupit parlamentar të PD, lidhur me përjashtimin e ish kryeministrit Sali Berisha pasi u shpall ‘non grata’ nga SHBA.

Në një intervistë në Syri TV, Noka konfirmoi debatet e publikuara në media se Lulzim Basha dhe se nuk do të lejojë një kongres sipas tij anti-amerikan.

 “Është e vërtetë që ka pasur një debat të gjatë mes kryetarit të PD dhe meje në mbledhjen e kryesisë së grupit parlamentar.

Debati ka qenë i mbështetur mbi parimet. Unë e kam kundërshtuar pasi nuk kam pranuar të diskutojmë çështje të rendit të ditës sikur nuk ka ndodhur asgjë, sikur nuk është marrë një vendim vrastar kundër kësaj force.

Kam thënë se zgjidhja më e mirë është që baza të marrë një vendim që unifikon partinë. Vendimet individuale e përçajnë partinë.

Në debatet e shumta që patëm, Basha kundërshtoi idenë e respektimit të statutit. Kundërshtoi idenë e një kongresi të jashtëzakonshëm dhe citoi ‘unë nuk do lejoj një kongres anti-amerikan’. Ai e bëri këtë koment pasi i thashë se 80 përqind e anëtarësisë janë kundër vendimit tuaj,” tha Noka.

Të fundit