Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Berishës, Tabaku: S’mund të pyesim strukturat për çdo vendim

Përjashtimi i Berishës, Tabaku: S’mund të pyesim strukturat

Nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku ka komentuar situatën e krijuar brenda PD pas vendimit të kryedemokratit Lulzim Basha për të përjashtuar ish kryeministrin Sali Berisha nga Grupi Parlamentar.

Duke folur në “Radarin Informativ”, Tabaku thotë se vendimi pezullon Berishën derisa çështja e tij të zgjidhet që edhe PD të mos cenohet nga kjo situatë.

 “Nuk ka një përjashtim të Sali Berishës. Ka një pezullim të tij derisa çështja e tij të zgjidhet. Që PD të mos cenohet nga kjo çështje është marrë ky vendim. I jam mirënjohëse për mundësinë që më është dhënë. Nuk besoj se do ketë qejfmbetje ndaj meje.

Unë kam ardhur nga strukturat e PD dhe e di çfarë rëndësie kanë ato. E di dhe vlerën e mendimit të tyre. Ky vendim u mor për të pasur më shumë shqiptarë të lumtur dhe për të mos cenuar marrëdhëniet e PD me SHBA. PD është një aset kombëtar”, tha Tabaku.

E pyetur nëse ky vendim duhet të ishte marrë nga strukturat e PD, Tabaku theksoi se nuk mund të pyeten strukturat për çdo vendim politik që në këtë rast i takonte kryetarit të votëbesuar pak muaj më parë, Lulzim Basha.

Unë kam qenë sot me përfaqësuesit e zonave që kemi qenë bashkë më zgjedhjet., Debati bën mirë nuk bën keq. Jemi takuar për të folur dhe për të dëgjuar se çfarë mendojnë ata. Për të kuptuar se çfarë emocionesh janë të përfshira në këtë vendimmarrje. Ne nuk i mbledhim dot strukturat për çdo vendim.

Në maj të këtij viti PD votoi për Bashën dhe e vendosi peshën e vendimit politik mbi kryetarin e saj. Nuk është normale që ne çdo vendim t’ia kalojmë të tjerëve sepse kemi frikë t’i marrim vetë”, tha Tabaku.

 

Të fundit