Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Përjashtimi i Berishës, VOA: PD nën kërcënimin e një përçarjeje të thellë

Parlamenti i ri shqiptar u mblodh në seancën e tij të parë, ndërsa e gjithë vëmendja ishte mbi Partinë Demokratike, pas vendimit të mbrëmshëm të njoftuar nga kryetari i saj Lulzim Basha për të lënë jashtë grupit parlamentar liderin historik të kësaj force politike, Sali Berishën. Demokratët rikthehen në sallë pas dy vjetësh mungesë për shkak të bojkotit. Por ky rikthim i gjen ata në një situatë tejet të komplikuar dhe nën kërcënimin e një përçarjeje të thellë.
Pavarësisht kundërshtive të shumta që ka patur brenda partisë dhe përplasjeve ciklike, kryesisht pas humbjeve në zgjedhje, zoti Basha ja ka dalë të qëndrojë në krye të partisë, duke gëzuar mbështetjen e ish drejtuesit të saj zotit Berisha. Por pas vendimit të djeshëm, kryetari demokrat tani ka përballë vetë zotin Berisha.
Thyerja e krijuar u vu re që sot, në mënyrë të hapur kur ndërsa zoti Basha hyri në parlament i shoqëruar nga pjesa më e madhe e grupit të tij parlamentar, zoti Berisha, u shfaq më vete, i shoqëruar nga tre deputetët të tjerë, Tritan Shehu, Edi Paloka dhe Flamur Noka. Pranë selisë së parlamentit, një grup mbështetësish të tij e pritën atë me brohoritje dhe me lule.
Zoti Berisha u ul në sallë në rreshtat e fundit të krahut të djathtë. Në dalje, me tone më të ashpra se ato të deklaratave të mbrëmshme, ai sulmoi sërish hapur zotin Basha, por duke folur këtë herë për nëj marrëveshje të kryetarit demokrat me kryeministrin Rama. “Ajo që ndodhi është një marrëveshje Rama-Basha në kurriz të zgjedhësve shqiptarë dhe duhet çmontuar një minutë e më parë”, u shpreh ai duke sfiduar hapur vendimin e mbrëmshëm që e lë atë jashtë grupit parlamentar demokrat. “Unë jashtë çdo lloj diskutimi jam anëtar i grupit të PD. Kompromisi Basha Rama, është nul, nuk ka asnjë mbështetje ligjore, veç fëlliqësisë morale të pazareve prapa shpine ndaj një force politike që qëndron fuqishëm në pozicionin e saj si opozitës”.
Zoti Berisha paralajmëroi sërish se “do marr çdo nismë ligjore e statutore brenda PD për riktihimin e saj në piedestalin që meriton. Në çdo kohë mund të hyj në selinë e PD-së dhe të jeni të sigurtë se do të jetë shumë e afërt dita kur PD të rifitojë të gjithë forcën, vendosmërinë e legjitimitetin për të shporrur një klikë sunduese të bazuar mbi krimin, drogën, dhunimin e votës së qytetarëve shqiptarë dhe pazaret e fëlliquar me ata që e shndërruan PD në një fasadë opozitë”, u shpreh ai.
Zoti Basha evitoi të lëshonte ndonjë deklaratë, duke preferuar t’i përgjigjet vetëm akuzave për pazare mes tij dhe kryeministrit Rama. “Shqipëria, shqiptarët, demokracia shqiptare, e ardhmja e familjeve shqiptare, ka vetëm një armik, Edi Ramën dhe rregjimin e tij të dalë nga zgjedhje të paligjshme të cilat PD nuk i njeh”, tha ai.
Pak para nisjes së seancës së sotme zoti Basha mori përkrahjen e ambasadës amerikane për aktin e mbrëmshëm. “Vendimi i vështirë i shpallur dje nga Kryetari Lulzim Basha meriton respekt. Ky vendim demonstron se, ashtu siç ndodhi 30 vjet më parë dhe në momente të tjera kritike në historinë e Shqipërisë, Partia Demokratike ka kurajon për t’u ndarë nga e shkuara me qëllim që të ndërtojë të ardhmen, për të ndihmuar që ta udhëheqë Shqipërinë përpara”, vë në dukje ambasada në një deklaratë të saj.
Vendimi i zotit Basha pason atë të Departamentit amerikan të Shtetit në muajin maj sipas të cilit ish kryeministrit dhe ish presidentit Berisha e familjes së tij të ngushtë, i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara, duke e përfshirë atë në kategorinë e “zyrtarëve të korruptuar që kishin minuar demokracinë”.
Në deklaratën e sotme të ambasadës amerikane i jepet një mbështetje e qartë zotit Basha ndërsa nënvizohet se “Shtetet e Bashkuara kanë pasur një marrëdhënie të veçantë me Partinë Demokratike që nga themelimi i saj dhe presim me kënaqësi të punojmë më ngushtë se kurrë me Kryetarin Basha dhe Partinë Demokratike për të forcuar marrëdhëniet SHBA-Shqipëri”.
Në mbrëmje zoti Basha tha se kishte ndjekur “me dhimbje reagimet e zotit Berisha” dhe se “dhimbja që ndjej në nivel personal dhe njerëzor për vendim që jam detyruar të marrë dje, është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur nga zoti Berisha. Shpresoj që koha të jetë ilaçi më i mirë e të gjithë të fokusohemi të armiku i shqiptarëve që është rregjimi i Edi Ramës. Shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit tim të vetëm, Edi Rama, sot i kam dëgjuar të artikuluara nga goja e një njeriu vlerësimin për kontributin e të cilit e dhashë dje e i qëndroj”, deklaroi zoti Basha.
Komentet e tij për gazetarët u bënë jashtë sallës së parlamentit të cilën opozita e braktisi, sapo u shpall rezultati i votimit për kryetaren e re të parlamentit, socialistet Lindita Nikolli. Deputetët demokratë grisën në mënyrë publike fletët e tyre të votimit, sipas vendimit të marrë në grup. Por duket se jo të gjithë i janë bindur, duke qenë se zonja Nikolli mori 79 vota nga 77 që numërojnë socialistët së bashku me tre deputetët e partisë socialdemokrate.
Zoti Basha deklaroi se shumë nga depuetët e majtë sot duhet të ishin para drejtësisë, dhe se opozita ka “një dhe vetëm një detyrë, që këtë sallë dhe gjithshka jashtë saj, ta kthejmë në një fushë betejë me dhe për qytetarët shqiptarë deri në mposhtjen dhe largimin e këtij rregjimi që ka marrë peng Shqipërinë e ka dorëzuar gjithshka që shqiptarët meritojnë në duart e një grushti kriminelësh e oligarkësh që me aktet e tyre kanë minuar demokracinë shqiptare janë pasuruar në kurriz të qytetarëve, kanë shpërdoruar fondet publike dhe kanë shkatërruar të vetmin instrument të bashkëjetesës që janë zgjedhjet e lira e të ndershme”, u shpreh kryetari demokrat. VOA
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38