Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve, Baçi: Çdo veprim i Alibeajt bëhet i orkestruar nga Rama

Përjashtimi i deputetëve, Baçi: Çdo veprim i Alibeajt

Deputeti Luan Baçi ka komentuar njoftimin e Enkelejd ALibeajt për të përjashtuar nga grupi parlamentar i PD-së 4 deputetët: Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Tritan Shehu dhe Agron Shehaj.

I ftuar në studion e News 24, Baçi tha se veprimi i Alibeajt është qesharak dhe i pritshëm. Deputeti theksoi se si Basha edhe Alibeaj marrin vendim të orkestruara nga Rama

“Veprimi qesharak i Alibeajt vërteton se ku e kanë katandisur veten Alibeaj dhe Basha. Dy mbeten personat që vazhdojnë diçka të tillë. Këta e bëjnë jo pa qëllim. PD ka marrë formën e saj, si në terren po ashtu edhe në parlament. Nuk është se nuk ndikon roli I Berishës, si oksigjen e ka Partia Demokratike. PD tashmë ka marrë formën e plotë të saj. Mbaroi një procesh të shkëlqyer të primareve.

Jeta e partisë nuk është thjeshtë në selinë blu, por edhe në bazë. Vendimi i Alibeajt ishte i pritshëm. Duke parë fundin e tij të turpshëm, unë ja kam thënë që fundi do të jetë i turpshëm. Çdo veprim bëhet i orkestruar nga Edi Rama, që të mos hyjë në zgjedhje e bashkuar, port ë krijojë opozitën fallco, duke gjetur një delirant më të madh se Basha”, tha ai.

Të fundit