Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve demokratë, Gjekmarkaj: Opozita po reagon se i janë dhunuar të drejtat

Përjashtimi i deputetëve demokratë, Gjekmarkaj: Opozita po reagon

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj ka folur për ndëshkimin e deputetëve të opozitës, për të cilët Kuvendi vendosi përjashtim.

Për Top Talk, Gjekmarkaj u shpreh se deputët e opozitë kanë reaguar në të njëjtën mënyrë edhe më parë dhe nuk është ndëshkuar. Sipas deputetit demokrat, opozita po reagon për shkak se i janë dhunuar të drejtat.

Gjekmarkaj: Tani po e mora vesh ndëshkimin dhe është befasi, është shndërruar parlamenti nga pikëpamja simbolike, po theren deputetet e opozitës, nuk ka ndodhur kurrë në 34 vite, ka ndodhur që opozita reaguar në këtë mënyrë edhe më parë dhe nuk është ndëshkuar kështu. Opozita po reagon se është dhunuar në të drejtat e saj ekzistenciale, është ndëshkuar se ka kërkuar barazi me mazhorancën, kërkon transparencë, nuk po i jepet asnjë nga këto, e shtrëngon opozitën të ngihet në protestë. Kjo është një strategji për ta lënë me shpatulla pas murit, duke e çuar në ekstremitet ndëshkimin e saj.

Unë nuk i përkas politikanëve që duan patjetër të përdorin një komunikim patetik tek mbështetësit dhe qytetarët, dua të jem i vërtetë dhe afër realitetit. Opozita ka dy rrugë që ta çojë në të njëjtin përfundimi, por çështja është të humbasësh betejën apo të përballesh me qeverinë, ne kemi zgjedhur rrugën e përballjes, opozita është në protestë. Të lutemi për ndërgjegjësim të mazhorancës, nuk i duhet një tensionim e një parlament që funksion kështu, duam një parlament normal, dhe situata e parlamentit nuk është për fajin tonë.

Të fundit