Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve nga Alibeaj, Tabaku: S’më ka thirrur njeri për të firmosur

Përjashtimi i deputetëve nga Alibeaj, Tabaku: S’më ka

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka komentuar përjashtimin e 4 deputetëve me njoftim të Enkelejd Alibeajt.

Në një prononcim për mediat, Tabaku tha se nuk është thirrur në mbledhje grupi apo të të mbledhur firma. Tabaku tha se do të punojë për ta kthyer PD-në në një forcë fituese.

Deputetja shtoi se PD bshkohet duke qenë të gjtiha bashkë.

“Më lejoni t’ju them se besoj se të gjitëh më keni ndjekur në diskutimet e mia. PD është duke kaluar një vendim të vështirë. Jam përpjekur për të pasur një këndvështrim të sigurt, që të kemi një PD të sigurt. S’më ka thirrur njeri në mbledhje grupi apo se po mblidhen firma. Unë kam vetëm një qëllim; ta bëjmë PD alternative forcë fituese. Është e papranueshme sot që është opozita më pak e besueshme se qeveria. Për këtë do punoj çdo ditë. Do punoj çdo ditë që të kemi një qëllim kryesor. Mënyra si bashkohet PD është duke qenë të gjithë bashkë e duke dalë edhe me kandidat të përbashkët”, tha Tabaku.

Të fundit