All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve nga grupi, Biberaj: Nuk është tagër i Alibeajt, i shërben hapur Ramës

All - Paragraf - 1

Përjashtimi i deputetëve nga grupi, Biberaj: Nuk është

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka komentuar përjashtimin e katër deputetëve demokratë nga Enkelejd Alibeaj prej grupit parlamentar.

All - Paragraf - 3

I ftuar në emisionin “Frontline” në News24, Biberaj thotë se vendimi nuk është tagër i Alibeajt, i cili sipas tij i shërben hapur kryeministrit Edi Rama.

“Situata nuk është e mirë dhe kjo nuk është normale. Kjo është hera e pare që kryetari i grupit shkarkon deputetë nga grupi sepse nuk është tagër e tij. Ai është deputet si gjithë të tjerët. në 32 vite është hera e parë që ndodh. Alibeaj nuk ka mandat për ta bërë një gjë të tillë, plus nuk kemi luksin ta bëmë një lëvizje të tillë. nuk kemi luksin të përjashtomë asnjë qytetar për tu marrë votën e jo më deputetë kur jemi në opozitë dhe jemi pak në Parlament.

Nuk kemi luksin [për të dalë me dy kandidatë, do ishte në shërbim të kësaj mazhorancë të degraduar në korrupsion. Ato vijojnë të vjedhin dhe të poshtërojnë këtë popull 24 orë. Përgjegjësia më e madhe është e Berishës të bashkojë PD ka eksperiencën, le të gjejë mënyrën.

Alibeaj është produkt i Berishës, e mori nga rruga edhe i dha poste. Alibeaj nuk ka asnjë betejë elektorale të fituar, është më pak i votuari brenda PD”, thotë Biberaj.

 

 

Të fundit