Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve, Salianji: Alibeaj me mendësi bizantine, ndërhyrje brutale teksa diskutohej bashkimi

Përjashtimi i deputetëve, Salianji: Alibeaj me mendësi bizantine,

Mendësi bizantine. Kështu e ka cilësuar deputeti Ervin Salianji vendimin e Enkelejd Alibeajt për përjashtimin e katër deputetëve nga grupi parlamentar. Salianji shprehet kundër këtij vendimi, ndërsa shton se është varianti më i keq i ndodhur.

Deputeti deklaroi për “Kjo Javë se duhet unifikim mes kolegësh dhe jo vendime të tilla. Sipas tij kjo ndërhyrje “brutale” vjen në një moment kur po diskutohej bashkimi it ë gjithë PD-së.

“Unë ka qenë një prej njerëzve që kam reaguar ashpër ndaj ngjarjeve të 8 janarit. PD ka nevojë për bashkim për thithjen e çdo individi dhe jo më të ketë luksin për të përjashtuar deputetë. Ka nisur një përpjekje për bashkim, një grup kolegësh në PD nisur nga situata është bërë përpjekje se si mund të bashkohet dhe në kushte kur dëgjohet që ka përpjekje për tu bashkuar vjen një njoftim për shtyp ku thuhet se përjashtohen 4 deputetë dhe kjo është përpjekje brutale.

E pasens. Nëse deri në 6 mars kemi bërë beteja të forta është e rëndësishme që partitë politike të demokratizohen. Unë i qëndroj parimit të demokracisë së brendshme. Sjellje bizantine duke përjashtuar deputetë. Këtu nuk bëhet fjalë për tu shkarkuar dikush, por është mendësi bizantine që ndodhi nga Alibeaj. Jemi në kushtet ku duhet të bashkëpunojmë. Duhet të ketë unifikim dhe po gjenden rrugët dhe duhet të gjenden. Nuk është arritur të flitet ende me të gjithë kolegët për shkak se ndodhi kjo ndërhyrja brutale. Ne do të përpiqemi që me konsensualitet të arrihet një mënyra që PD të bashkohet”, tha Salianji.

Të fundit