All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i deputetëve, Xhaferaj: S’kam firmosur. ‘Thumbi’ për Alibeajn

All - Paragraf - 1

Përjashtimi i deputetëve, Xhaferaj: S’kam firmosur.

Deputeti Ferdinand Xhaferaj ka reaguar, pasi grupi i Enkelejd Alibeajt përjashtoi nga grupi parlamentar Tritan Shehun, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin dhe Agron Shehaj sepse nuk u distancuan nga aktet e dhunës më 8 janar 2021.

All - Paragraf - 3

Në një deklaratë nga Kryesia e Kuvendit, Xhaferaj tha se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi. Ai “thumboi” Alibeajn dhe njerëzit e tij, teksa tha se ka kolegë që merren me opozitën dhe jo me qeverinë.

“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rrinë mirë kostumit opozitar. Kjo tregon për maskaradën e vendimit.

Jam marrë dhe do merrem me qeverinë. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe qytetarët shqiptarë. Merrem me politikë prej 30 vitesh dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh. Edhe pse qenë fillim të karrierë s’kemi pasur vendime të vështira”, tha ai.

 

 

 

 

Të fundit