Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i gazetarëve, Tabaku: Gazetarët nuk janë dekor për konferenca propagandistike

Përjashtimi i gazetarëve, Tabaku: Gazetarët nuk janë dekor

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me përjashtimin e gazetarëve Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj nga konferenca për shtyp e kryeministrit Edi Rama.

Në rrjetet sociale, ajo e ka cilësuar këtë akt si një tjetër shenjë presioni dhe intimidimi ndaj medias.

"Përjashtimi i gazetarëve Ambrozia Meta dhe Isa Myzyraj nga konferencat për shtyp vetëm sepse bëjnë pyetje që nuk i pëlqejnë pushtetit është një tjetër shenjë e presionit dhe intimidimit ndaj medias.

Gazetarët nuk janë dekor për konferenca propagandistike. Ata janë aty për të bërë pyetje dhe për të kërkuar llogari në emër të publikut.
Shqipëria nuk ka nevojë për kode apo ligje për shpifjen që miratohen në letër, ndërkohë që në praktikë sulmet verbale, linçimet publike dhe kërcënimet ndaj gazetarëve janë kthyer në një sjellje të zakonshme të pushtetit.

Liria e medias nuk mbrohet duke përjashtuar gazetarët apo duke u shmangur pyetjeve.
Ajo mbrohet duke respektuar të drejtën e tyre për të pyetur dhe për të informuar publikun", shkruan Tabaku. 

Të fundit