Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi i Spahos nga seanca, Noka-Felajt: Kur shefi jot shante, të shkonte buza vesh më vesh

Përjashtimi i Spahos nga seanca, Noka-Felajt: Kur shefi jot shante, të

Deputeti demokrat Edmond Spaho është përjashtuar nga seanca plenare. Ishte kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që kërkoi përjashtimin e Spahos.

Shkak për përjashtimin e Spahos nga seanca është bërë fjala “bastard” nofkë me të cilën deputeti iu referua socialistëve.

Sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka reagoi pas vendimit të Ermonela Felajt, nënkryetares së Kuvendit.Noka i është drejtuar Flajt duke i thënë se Spaho u shpall armik me urdhër partie, ndërsa rikujtoi rastet kur kryeministri Rama ka ofenduar e sharë nga foltorja, dhe Felaj ka buzëqeshur.

E shpalle armik Edmond Spaho me urdhër partie, pse përdori një term që nuk është aspak fyes. Bastard, e di çfarë do të thotë? Bastard do të thotë devijim nga normalja. Kjo maxhorancë nuk është devijim nga normalja. Absolutisht. Lëri këto përralla. Asgjë nuk ka fyer, asgjë nuk ka thënë. Në këtë foltore në këtë sallë, nga shefi jot, nga kryeministri juaj janë dëgjuar këto 9 vite pafund, shpifje, sharje, fyerje për opozitën. Dhe ti zonjë buzëqeshje, të shkonte buza vesh më vesh.  Unë nuk ju vë faj, ju jeni rritur me urdhra partie kështu që nuk shqetësohemi, ne e dimë edhe këtë . Ju me këtë rritje çmimesh nuk keni të krahasuar me asnjë vend tjetër, çmimi i naftës më shtrenjtë se gjithkund sepse qeveria juaj nuk do t’ja dijë të ndërhyjë se duhet hequr akciza, ju s’doni t’ ja dini, ju keni një parim të dhjamoseni ju të pasuroheni ju, se është parimi i shefit juaj që le të varfërohen (qytetarët) le ta shtrijnë këmbën”, tha Noka.

Të fundit