Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi nga Grupi Parlamentar, Berisha: Basha është kërcënuar! Presion i Ramës dhe Soros-it

Përjashtimi nga Grupi Parlamentar, Berisha: Basha është

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha përjashtoi nga Grupi Parlamentar, ish-kryeministrin Sali Berisha, vetëm një ditë para seancës së parë të legjislaturës së re.

Në një intervistë për "Syri.tv", ish-kryeministri Berisha u shpreh se vendimi i Bashës, sipas të cilit është më i paligjshmi në hsitroinë e pluralizmit, vjen si rezultat i një presioni nga kryeministri Edi Rama dhe Geroge Soros.

"Jam i sigurt se Bashën e kanë kërcënuar me sanksione, për këtë jam i sigurt. Nëse PD i është bërë goditja më fatale që mund t’i bëhet një force politike, e kuptoj presionin e madh që Edi Rama dhe lobimi i tij korruptiv kanë realizuar ndaj Bashës, por njeriu i civilizuar ndodhet para rrethanave që nuk pranon kurrë një vendim, i cili faktikisht asgjëson forcën politike opozitare, PD-në. Sot Lulzim Basha, nën presionin e lobimit korruptiv nga Edi Rama dhe George Soros, shpalli vendimin më të paligjshëm në historinë e pluralizmit. Berisha do bëjë gjithçka me çdo demokrat për të rivendosur sovranitetin e PD-së për të cilin sot Lulzim Basha do kishte dhënë 5 herë dorëheqjen para se ta shkelmonte", u shpreh Berisha.

Më herët, në një deklaratë për mediat kreu i demokratëve Lulzim Basha deklaroi përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Prlamentar i PD-së deri në momentin kur gjithçka të jetë transparente.

 

Të fundit