Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtimi nga Grupi Parlamentar, Këlliçi i përgjigjet Alibeajt: Qesharake, më vjen keq deri në dhimbje!

Përjashtimi nga Grupi Parlamentar, Këlliçi i përgjigjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka reaguar pas vendimit për përjashtimin e tij nga grupi i PD nga Enkelejd Alibeaj.

Në një intervistë për emisionin Now në Euroneës Albania, Këlliçi u shpreh se ndihet i keqardhur deri në dhimbje për atë që ndodh me një pjesë të PD, ndërsa e cilëson vendimin e fundit meskinitet.

Ai e cilësoi qesharak vendimin për të dhe 3 deputetë të tjerë demokratë.

Më vjen keq deri në dhimbje se ku ka përfunduar niveli i meskinitetit të një pjese që vetëm logjikës s’i thërret. Më vjen çudi si në kulmin e debatit për denoncimin që i bëmë Veliaj gjen kohë Alibeaj për të më përjashtuar nga grupi parlamentar. Megjithatë unë jam i përqendruar një fushatën për Tiranën”, tha Këlliçi.

 

Të fundit