Flash News

Ditari i Opozitës

Përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, kush janë tre zërat e vetëm që dalin pro vendimit të Bashës

Përjashtoi Berishën nga grupi parlamentar, kush janë tre

Debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen me anëtarët e kryesisë së PD dhe anëtarë të grupit parlamentar, pas vendimit të kreut Lulzim Basha  për përjashtimin e Sali Berishës nga Grupi Parlamentar, pas shpalljes ‘non grata’ nga DASH.

Mësohet se në mbledhje ka patur zëra që kanë kundërshtuar vendimin e Bashës.

Mësohet se kundër kanë dalë emra si Albana Vokshi, Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Bujar Leskaj, Luciano Boci. 

Ndërkohë, emrat që kanë dalë pro vendimit janë deputeti i zgjedhur Dash Sula, Agron Gjekmarkaj dhe Enkelejd Alibeaj.

Të fundit