Flash News

Ditari i Opozitës

Përkujtohet 76-vjetori i masakrës së Valmirit, Berisha: U ekzekutuan 14 martirë më në zë të Mirditës

Përkujtohet 76-vjetori i masakrës së Valmirit, Berisha: U

Në Mirditë u përkujtua 76-vjetori i Masakrës së Qafë Valmirit, një nga ngjarjet më të rënda të historisë së kësaj treve.

Kreu i PD, Sali Berisha shkruan në rrjetet sociale se më 17 gusht të vitit 1949 populli i Mirditës përjetoi një masakër të vërtetë nga regjimi mizor komunist. 

Ai shton se pas kësaj masakre, regjimi komunist i Enver Hoxhës përndoqi dhe internoi qindra familje mirditore, dhe mbi 600 burra e gra të Mirditës u martirizuan gjatë 46 viteve të diktaturës për liri, besimin në Zotin dhe atdheun e tyre.

Postimi: 

Sot Mirdita nderon martirët e 17 Gushtit 1949.
Të dashur miq,
më 17 gusht të vitit 1949 populli i Mirditës përjetoi një masakër të vërtetë nga regjimi mizor komunist. Njësi terroriste të drejtuara nga vrasësi serial Mehmet Shehu ekzekutuan në Qafë Valmir 14 martirë nga familjet më në zë të Mirditës: 10 prej tyre i pushkatuan duke i mbuluar me dhe të gjallë dhe 4 të tjerë i varën në litar.
Pas kësaj masakre, xhelati i shqiptarëve Enver Hoxha përndoqi dhe internoi në kampet e përqendrimit në Tepelenë e gjetkë qindra familje mirditore. Mbi 600 burra e gra të Mirditës u martirizuan gjatë 46 viteve të diktaturës, për liri, besimin te Zoti dhe atdheun e tyre.
Sot, në 76-vjetorin e masakrës së Valmirit, qytetarët e Mirditës, nënkryetari i Partisë Demokratike deputeti Agron Gjekmarkaj, deputetet Elda Hoti. Gjin Gjoni dhe kryetari i Bashkisë së Mirditës Albert Melyshi bënë homazhe dhe vendosën kurora në nderim të martirëve të Mirditës dhe Shqipërisë.
Nderim të përjetshëm martirëve të lirisë:
1. Ded Preng Gjomarkaj – Orosh, varur në litar.
2. Pjetër Ded Vila – Kaçinar, varur në litar.
3. Dodë Mark Biba – Tenë, varur në litar.
4. Dod Llesh Paloka – Kaçinar, varur në litar.
5. Nikollë Bardhok Bajraktari – Rrëshen, pushkatuar.
6. Llesh Gjon Melyshi – Malaj, pushkatuar.
7. Nikoll Llesh Bajraktari – Orosh, pushkatuar.
8. Ndrecë Mark Ndoj – Kaçinar, pushkatuar.
9. Bardhok Dodë Gjini – Prosek, pushkatuar.
10. Gjin Gjok Kaçi – Bukmirë, pushkatuar.
11. Gjergj Beleshi – Kthellë e Epër, pushkatuar.
12. Ndoc Gjet Çupi – Blinisht, pushkatuar.
13. Preng Shkurt Nikolli – Orosh, pushkatuar.
14. Frrok Mata – Kaçinar, pushkatuar.
I përjetshëm qoftë kujtimi i tyre!

Të fundit