Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbyten varrezat në Lezhë, ish-deputetja: Pushteti vendor të marrë urgjentisht masa

Përmbyten varrezat në Lezhë, ish-deputetja: Pushteti vendor
Foto Ilustruese

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Lindita Metaliaj ka kërkuar ndërhyrjen e strukturave të pushtetit vendor, pasi varrezat në Markatomaj, Lezhë, një ditë me parë ishin nën pushtetin e ujit.

Ajo ka publikuar pamje në Facebook, ku shihet se shirat e diëtve të fundit dhe mungesa e sistemit mbledhës të ujrave kanë sjellë përmbytje në varrezat e Markatomaj.

Sipas ish-deputetes, banorët e kësja zonë janë të revoltuar me këtë situatë dhe mosmarrjen e masave.

“Varrezat ne Markatomaj te Lezhes dje pasdite ishin nen pushtetin e ujit! Banoret e zones te irrituar nga kjo gjendje e pajustifikueshme kerkojne nderhyrje te menjehershme ne sistemimin e ujerave me rrjedhje malore.

Pushteti vendor ne menyre urgjente te marre te gjitha masat per sistemimin dhe permiresimin e situates! Respekti ndaj te vdekurve dhe banesave te tyre te fundit eshte detyrim per pushtetin vendor”, shkruan ndër të tjera Metaliaj.

Të fundit