Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytet Tirana, Teliti thirrje bashkisë: Dilni në terren, dëmet do të jenë të larta

Përmbytet Tirana, Teliti thirrje bashkisë: Dilni në terren,

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Dorjan Teliti, ka publikuar disa pamje nga rrugët e Tiranës të përmbytura si pasojë e reshjeve të dendura.

Në Facebook, Teliti shkruan se shiu ka shkaktuar dëme edhe te bizneset të cilat nëse nuk ka një reagim, do të jenë më të larta.

Teliti i ka bërë thirrje Bashkisë së Tiranës të dalë në terren dhe të bëjë çmos me menaxhimin e situatës.

"Tirana e bllokuar nga reshjet e dendura te shiut, trafiku i renduar ne shume akse rrugore te Kryeqytetit.

Nese nuk reagohet me urgjence, demet per bizneset dhe qytetaret do jene shume te larta.

I bejme thirrje strukturave te Bashkise Tirane dhe drejtorive te saj te varesise, te dalin ne terren dhe te bejne cmos per menaxhimin dhe zgjidhjen e situates tejet te renduar ne akset kryesore, duke filluar qe nga heqja e pemeve te rrezuara e deri te zhbllokimi i kanalizimeve te mbytyra nga papastërtitë", shkruan Teliti.

Të fundit