Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet/ Ademi parashikon përkeqësim të situatës, Kryemadhi: Qeveria të rishikojë buxhetin

Përmbytjet/ Ademi parashikon përkeqësim të situatës,
Foto gjatë takimit Kryemadhi-Ademi

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ishte në Muriqan, ku u takua edhe me kryetaren e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi. Kjo e fundit tha se përmbytjet do të sjellin dëme edhe më të mëdah ditët në vijim.

Kryemadhi ka kërkuar nga qeveria që të rishikojë buxhetin, për të ndihmuar Shkodrën kryesisht për prodhimet bujqësore që tashmë janë dëmtuar në masë.

Monika Kryemadhi: Si mund të ndihmohen banorët?

Voltana Ademi: Sot kemi rreth 1900 hektarë tokë bujqësore të kultivuar të dëmtua në të gjithë këtë territorit. Që do të thotë kemi kryesisht grurë, jonxhë, foragjere, pemëtore, sera, kemi bimë dekorative, që nëse do të ishte 3-4 ditë ajo mund të rikuperohej. Por me një prezencë më të madhe edhe po të ndalojmë shkarkimet sot mund të zgjasë minimalisht një muaj, tre javë për tu thartë territori. Ka tre ndërhyrje të domosdoshme. E para është që nëse shteti ynë prodhon energji dhe e prodhon nga ky lum pjesë e të cilit është dhe kjo zonë patjetër duhet të krijohet mundësia që në raste që ka shkarkime të bëhet i mundur sigurimi i produkteve bujqësore dhe i të gjithë prodhimit bujqësore të territorit. Në rastin kur kemi produkt vazhdohet puna se po flasim për territore bujqësore të formalizuara. Nuk flasim për informalitet.

Monika Kryemadhi: Po edhe informalitetit do ti dalësh për zot. Se ne nganjëherë futemi në logjikën e kush është i formalizuar. Ne ishim të shtëpia e zonjës dhe asaj kavaleta e barit, ishte në ujë komplet. Me çfarë do ta ushqejë lopën. Ne sipas teorisë së Edi Ramës i bie të formalizojmë lopën. Normalisht duhet ti dalësh për zot. Gjithë ky hidrocentral që merr gjithë këto të ardhura. Se ne nuk i lëmë njerëzit të dalin nga dera e shtëpisë po nuk paguan energji elektrike. Dhe ne kemi gabimet tona në momente të caktuara që mbyllim sytë kur duhet ti mbyllim por kjo që thua ti është shumë e mundshme për tu realizuar.

Voltana Ademi: Sigurimi i veçantë për zonat që përmbyten, për zonat e ekspansionit. Sigurim i produkteve bujqësore dhe i punës së realizuar nga të gjithë fermerët blegtorët në territoret e veta,

Monika Kryemadhi: Ndoshta duhet të angazhohemi të gjithë bashkërisht për këtë gjë dhe kjo është e realizueshme. Nuk ka arsye pse të mos realizohet. Nuk është asgjë dhe kosto është zero për aq sa fiton ti nga gjithë lkjo kasksadë me aq dëme sa ti ke për detyrë ti dalësh për zot banorëve. Dhe që ka efektin zero në buxhet

Voltana Ademi: Unë mendoj që është e pranueshme, ka logjikë, shteti të marrë përsipër riskun. Sepse dëmi më i madh është pjesa që lidhet me tokat bujqësore. Se shtëpitë janë lart. Vetëm në rastin e 2010 që ishte katastrofë e madhe.

Monika Kryemadhi: Në raste të tilla që qeveria mund të bëjë rishikim buxheti. Sepse duhet parë a e ndihmon qeveria bashkinë tuaj në kuadrin e decentralizimit në thonjëza që kemi bërtit ne aq shumë

Voltana Ademi: Minimalisht dëmshpërblimi është i detyrueshëm, por në momentin që ke një ligj për sigurimin e të gjithë kësaj pasurie pune, patjetër që ajo funksionon në një zinxhir pune. Ndërhyrja e dytë. Ne në Obot kemi pastruar 90 për qind të kanaleve të dyta dhe të treta. Duhet një plan dhe një ndërhyrje për të gjitha kanalet e para kulluese, sepse ne pastrojmë të dytat dhe të tretat, por kur nuk ke të parin, ajo nuk qarkullon dhe shkalla e dëmtimit nga përmbytja, reduktimi i dëmit të përmbytjes varet shumë nga shkarkimi i të gjithë kësaj zone ekspansioni në det.

 

Të fundit