Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet, Bozdo: Qindra familje në Kuçovë të dëmtuara nga korrupsioni dhe paaftësia

Përmbytjet, Bozdo: Qindra familje në Kuçovë të

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo ka publikuar pamje nga situata e krijuar prej përmbytjeve në qarkun e Beratit.

Në rrjetet sociale, Bozdo shkruan se përveç zonës së Dimalit, përmbytje janë verifikuar edhe në bashkinë Kuçovë, ku qindra hektarë tokë bujqësore dhe sera janë vënë nën ujë.

“Përveç Dimalit, edhe në Kuçovë janë verifikuar gjatë natës së djeshme në të gdhirë, përmbytje katastrofike ku qindra hektarë tokë dhe sera janë tashmë të përmbytura.
Në pamje tregohet përmbytja në Kozare, Salcë-Kozare dhe Ferras.
Janë me qindra dhe mijëra familje që shohin punën, mundin dhe djersën e tyre të shkatërrohet brenda disa orëve, për korrupsion dhe paaftësi të qeverisjes!”,
shkruan Bozdo në reagimin e tij.

Të fundit