Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Përmbytjet/ Kryemadhi-Ramës: Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron
Në debatin e përmbytjeve midis Ramës dhe Bashës është përfshirë edhe Monika Kryemadhi.
Kryetarja e LSI ka reaguar përmes një postimi në Facebook duke thënë se një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët i kërkojnë llogari.
Sipas Kryemadhit, qeveria “Rama” është në shërbim të oligarkëve dhe jo të qytetarëve.
“Një qeverisje e paaftë di vetëm të justifikohet kur qytetarët kërkojnë llogari. Këtë gjë bëri qeveria edhe sot. Përmbytjet janë përgjegjësi e kryeministrit dhe pasojat e rënda financiare nga krizat që vendi është përballur janë përgjegjësi e keqqeverisjes së tij. Rilindja i shërben vetëm oligarkëve dhe jo qytetarëve, ndaj vetë Rama është kthyer sot në një krizë për vendin. Njerëzit nuk duan batuta, koha po mbaron. Edhe 100 ditë për ndryshimin! #25Prill2021”, shkruan Kryemadhi.