Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet, kryetari i PD në Fushë Krujë: Kanalet nuk pastrohen prej 10 vitesh

Përmbytjet, kryetari i PD në Fushë Krujë: Kanalet nuk

Një prej zonave problematike nga moti i keq është edhe Fushë Kruja. Kryetari i Partisë Demokratike në Fushë Krujë, Agron Loka u shprehse situata është dramatike.

Ai akuzoi autoritetet se nuk kanë marrë asnjë masë për pastrimin e kanaleve kulluese, ndaj edhe sipas tij është kjo situatë. Loka ngriti si shqetësim dëmin që u shkakton fermerëve.

“Situata në fshatin Murqinë bashkia Krujë është situatë që paraqitet prej vitesh, rreth 10 vitesh. Një situatë që nuk vjen vetëm për shkak të reshjeve që ndodhin. Jemi akoma pa u futur në stinën e dimrit, situata është dramatike.

Niveli i ujit sa vjen e ngrihet. Arsyeja më e madhe është se këtu nuk pastrohen kanalet, prej 10 vitesh këtu nuk vihet dorë. Situata e këtyre fermerëve është dramatike. Këta fermerë jetojnë për bukën e gojës”, tha Loka.

Të fundit