Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Shkak u bë hapja e digave, nuk informuan bashkinë

Përmbytjet në Shkodër, Spahia: Shkak u bë hapja e digave,

Kryebashkiaku i Shkodrës Bardh Spahia ka dalë në tereren për të inspektuar situatën e shkaktuar nga përmbytjet dhe zonat më problematika.

Spahia tha për Euroneës Albania se situata në Shkodër është përkeqësuar ndjeshëm gjatë orëve të vona të natës. Sipas kryebashkiakut të Shkodrës, shkak për përmbytjen e zonave është bërë hapja e portave të Hec-it në Fierzë.

Spahia u shpreh se bashkia nuk është njoftuar paraprakisht për situatën e hidrocentraleve, në ëmnyrë që të merreshin masa paraprake për të shmangur përmbytjen masive.

“Vlen për t’u theksuar se shpejtësia në rritjen e nivelit të uit na detyron të mendojmë se ka pasur shkaktar hapjen e menjëhershme të portave të liqenit të Fierzës. Ka pasur zero komunikim. Duhet të ishim informuar si bashki para hapjes së portave që të kishim mundësinë që të lajmëronim banorët e zonave për të marrë masa. Njëkohësisht edhe ne si institucion të kishim marrë masa për qytetarët. Gjatë natës janë hapur portat ka pasur shkarkime masive duke i zënë të papërgatitur banorët”, tha Spahia.

Lidhur m situatën në disa zona të Shkodrës, Spahia tha se është rritur numri i tokave të përmbytura nga 1.100 ha në mbi 2.000 ha tokë. Po ashtu, kryebashkiaku theksoi se janë rreth 30 familje që janë evakuuar nga bashkia.

“Situata vazhdon të jetë shumë problamtike. Ka pasur një përkeqësim gjatë orëve të fundit. Në fakt që ditën e djehsme ka pasur interesim të zonave shumë të mëdha të teritorit të bashkisë sonë. Por, sot situate është përkeqësuar me shpejtësi. Nga 1.100 ha tokë të përmbytura deri në orët e vona të mbrëmjes së djehsme, sot më raportohet se janë mbi 2.000 ha tokë të përmbytyrua nga uji. Njëkohësisht ka pasur një shtim të fmailjeve të prkeura nga përmbytjet. Nga 21 familje që kemi evakuuar gjatë ditës së djeshme, sot kanë arritur në 30 familje me mbi 130 anëtarë”, ka thënë Spahia.

Të fundit