Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet nga moti i keq, Berisha nxjerr video-n: Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros

Përmbytjet nga moti i keq, Berisha nxjerr video-n: Durrësi i Betonit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar pamje alarmante nga Durrësi, ku reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje të rënda në zona të banuara dhe akse kryesore rrugore.

Në videon e shpërndarë në Facebook, shihen rrugë tërësisht të mbuluara nga uji, automjete të bllokuara dhe një qytetar i detyruar të lëvizë në kushte të vështira.

“Durrësi i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, shkruan Berisha, duke e cilësuar gjendjen si pasojë të drejtpërdrejtë të betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit të qytetit.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal. Pamjet dëshmojnë edhe një herë se çdo episod reshjesh e kthen Durrësin në emergjencë, ndërsa qytetarët përballen me pasoja të përsëritura nga neglizhenca institucionale.

Të fundit