Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet paralizojnë Fierin, fshatra të tëra nën ujë

Përmbytjet paralizojnë Fierin, fshatra të tëra nën

Situata në qarkun e Fierit paraqitet alarmante, pas përmbytjeve të shumta që kanë përfshirë disa zona rurale dhe bujqësore, përfshirë Kashishtin, Njësinë Administrative Frakull, Fereas, Çerven, Sheq-Musalalaj dhe fshatra të tjerë përreth.

 Si pasojë e rritjes së nivelit të ujërave dhe daljes nga shtrati të Vjosës, janë vënë në rrezik edhe pompat e ujit të pijshëm, duke lënë qytetin e Fierit pa furnizim normal me ujë.

Raportohen dëme të mëdha në tokat bujqësore, sera dhe bagëti, ndërsa mungesa e masave parandaluese nga institucionet përgjegjëse ka përkeqësuar ndjeshëm situatën.

Ndërhyrjet e autoriteteve kanë qenë kryesisht formale, pa asnjë plan konkret për të parandaluar apo menaxhuar këtë katastrofë natyrore, e cila është rënduar edhe më tej nga papërgjegjshmëria e pushtetit.

Lidhur me situatën, deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka publikuar pamje nga terreni, ku shihet qartë shkalla e përmbytjeve dhe dëmet e shkaktuara. Ai ka qenë i pranishëm në zonat e prekura, duke denoncuar gjendjen e rëndë dhe mungesën e reagimit serioz nga ana e qeverisë.

 

Të fundit