Flash News

Ditari i Opozitës

Përmbytjet/ Vuksani: 466 mln lekë për luks, duhen dhe 17 vite që të ndërtohen argjinaturat

Përmbytjet/ Vuksani: 466 mln lekë për luks, duhen dhe 17 vite

 Projekt-buxheti i vitit 2023, ka planifikuar shpenzime luksi dhe jo për fermerët dhe bujqësinë. Ja 12 kategoritë ku qeveria do të shpenzojë qindra miliona lek.

Partia Demokratike dënon mënyrën se si po përdoren fondet, në një kohë kur vendi po përballet me përmbytje. Drejtuesi i Departamentit të Bujqësisë në PD, Gjok Vuksani ka deklaruar se në projekt-buxhetin e vitit 2023, janë planifikuar shpenzime që s’kanë asnjë lidhje me bujqësinë dhe fermerët.

Jo vetëm kaq, ai thekson se janë harruar dëmet dhe ndihma që duhet t’u jepen fermerëve dhe blegtorëve nga përmbytjet në disa zona të vendit, si në Shkodër, Lezhe dhe Durrës.

“Shqipëria përmbytet sa herë bie një ditë shi, dhe këtë fatkeqësi ciklike nuk duhet t’ia lëmë dorës së Zotit, por dorës së robit në arkën e shtetit dhe në xhepin e çdo shqiptari.

Një shembull i kësaj kleptokracie dhe shpërfilljeje totale është edhe vendimi i Ministrisë së Bujqësisë për të përdorur miliona lekë për zyra luksoze, kondicionerë të serisë së fundit, makina etj”, evidenton Vuksani.

Ky i fundit nënvizon se shpenzimet për luks kapin shumën e 466 milion lekëve.

“Sipas skemës qeveritare “Vepra të mbrojtjes nga përmbytja të rehabilituara/ndërtuara (argjinatura gjatësore dhe panele tërthorë) me një total prej 300 km do te ndërtohen nga 35% në 39% në vitin 2025”.

Pra, vendi do të vazhdojë të përmbytet, sepse i duhen edhe 17 vite me buxhetin e parashikuar nga Ministria e Bujqësisë që të ndërtohet dhe rehabilitohen të gjitha argjinaturat”, tha më tej ai.

 

 

Të fundit