Flash News

Ditari i Opozitës

"Përpiqet t'u mbyllë gojën kritikëve" Basha: Rama nuk ndihmon shëndetësinë, por merret me meme

"Përpiqet t'u mbyllë gojën kritikëve" Basha:
Kryetari i PD-së, Lulzim Basha

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas propozimit të ndryshimeve në Kodin Penal, ku parashikohet gjobë dhe dënim me burg deri në 1 vit për këdo që publikon "meme".

Përmes një postimi në Twitter, Basha thotë se kryeminsitri Edi Rama në këto ditë të vështira nuk po ndihmon shqiptarët, por po tenton të shuaj zërat kritik.

"Nuk punon për të shpëtuar jetë njerëzish dhe për të ndihmuar shëndetësine, por gjen kohë të merret me meme. Nuk jep ndihmë financiare për shqiptarët në këto ditë të vështira, por përpiqet tu mbyllë gojën kritikëve", shkruan Basha.

Ky i fundit thotë se nëse kryeministri nuk do shpenzonte kohën dhe paratë për të fshehur dështimin me pandeminë, Shqipëria nuk do të ishte sot në këtë gjendje. "Boll më", përmbyll reagimin e tij lideri i opozitës.

Të fundit