Flash News

Ditari i Opozitës

Përpjekje drejt ribashkimit? Kush janë deputetët e PD që po negociojnë me mbështetësit e Berishës

Përpjekje drejt ribashkimit? Kush janë deputetët e PD që po

Deputetët e Partisë Demokratike i kërkuan Lulzim Bashës të japë dorëheqjen dhe të hap partinë duke zhvilluar një kongres pajtimi me ata të Komisionit të Rithemelimit, krahu i Sali Berishës.

Propozimi erdhi nga disa prej deputetëve të PD, pas debateve për shkak të humbjes së radhës në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku PD u rendit forcë e tretë, për herë të parë në 30 vitet e fundit.

Por, kush janë deputetët e PD që po negociojnë me mbështetësit e Berishës?

Dashnor Sula është një ndër deputetët që ka kërkuar largimin e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së dhe hapjen e partisë duke integruar në të edhe mbështetësit e Berishës.

Përpjekje drejt ribashkimit? Kush janë deputetët e PD që po
Dash Sula

Sulaj tha në “Log.” në ABC se po negociohej duke përmendur edhe emrat e deputetëve që po e bëjnë këtë.

Sipas tij, negociatorët mes grupit të Bashës dhe atij të Berishës janë deputetët Flamur Hoxha; Alfred Rushaj si edhe ai vetë. Madje, Sulaj tha se kishte eksperiencë në negociata të vështira duke rikujtuar zgjedhjen e presidentit në vitin 2007.

Këta të fundit do të përpiqen që të ngrenë një parti ndryshe ajo që është tani, ku të gjitha fraksionet do të gjejnë veten. 

 

Të fundit