Flash News

Ditari i Opozitës

Përplasja Berisha-Basha, Açka: Të gjejnë një konsensus në mënyrë të butë, frikë për ndarjen e PD

Përplasja Berisha-Basha, Açka: Të gjejnë një

Deputetja e PD, njëherësh shkrimtarja Flutura Açka ka komentuar situatën e krijuar në Partinë Demokratike, nisur nga përplasja mes kreut të PD Lulzim Basha dhe ish liderit të demokratëve, Sali Berisha.

E ftuar në ABC, deputetja i ka cilësuar Bashën dhe Berishën si dy lidera të rëndësishëm, ndërsa ka kërkuar prej tyre të gjejnë një marrëveshje në mënyrë të butë për të dalë nga ky kolaps.

“Është përplasje e së njëjtës gjë, janë liderë të rëndësishëm të dy, kanë histori të përbashkëta dhe e shikoj me keqardhje këtë situatë. Përplasja sapo ka filluar. Shikoj bazën, se më drejtohet me trishtim dhe më pyesin ju jeni me Bashën apo Berishën dhe kam keqardhje për këtë pyetje dhe s’dua të ma bëjnë. 

Nga këmbëngulja e zotit Berisha kam frikë se do të shkojnë në një ndarje të PD. Të dy si Basha dhe Berisha e kanë për hatër PD dhe duhet ta gjejnë një konsensus një marrëveshje në mënyrë të butë për të dalë nga ky kolaps.

Unë mendoj se Basha duhet ta bëjë ofrimin e një marrëveshjeje, fakti që zgjodhi një rrugë më të butë, tregon që Basha ka patur njëlloj hezitimi, që ka qenë normale, i kuptueshëm… Unë them se Basha është përsëri i hapur sepse ska ndërmend të ndryshojë mendim për zotin Berisha. Mendoj se Basha ka mundësi të bëjë një tolerim, po a është i gatshëm Berisha të bëjë prapa kthehu…”, tha Açka.

Të fundit